Raporti për Reformën Territoriale/ Miratohet me 84 vota, prezent edhe Rama!

Kryesore

Publikuar: 23/07/2026

Raporti për Reformën Territoriale/ Miratohet me 84 vota, prezent edhe Rama!

Kryeministri i vendit, Edi Rama është paraqitur në këtë seancë plenare, ndërsa mazhoranca ka kaluar direkt në votime.

Situata në Kuvend u tensionua, pasi u shoqërua me debate për raportin e Reformës Territoriale.

Në lidhje me këtë, opozita kërkoi shtyrjen e afatit të komisionit me 3 muaj, por mazhoranca ishte kundër kësaj. PD bllokoi foltoren dhe kjo çoi në pushim 5 minutësh.

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla, kërkoi që të kalohej në votim direkt pa diskutime.

Pas kësaj, kreu i Kuvendit Niko Peleshi kaloi seancën direkt në votim dhe me 84 vota pro të mazhorancës kaloi raporti i ekspertëve i përgatitur nga bashkëkryetari i territoriales, Arbion Mazniku.

Votimi
-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2025”. -84 pro, 1 abstenim, 2 kundër
-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2025”. -83 pro, 1 abstenim, 3 kundër
-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025”. -82 pro, 1 abstenim, 0 kundër
-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2025”- 83 pro, 1 abstenim, 0 kundër
-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025”- 83 pro, 1 abstenim, 1 kundër
-Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025”- 83 pro, 0 abstenim, 0 kundër
9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2025”- 81 pro, 1 abstenim, 3 kundër
-Akt normativ nr. 2, datë 30.6.2026, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026””- 82 pro, 0 abstenim, 3 kundër
-Akt normativ nr. 3, datë 6.7.2026, “Për financimin e pjesshëm të organizimit të një aktiviteti kulturor-turistik me përmasa ndërkombëtare”- 80 pro, 0 abstenim, 6 kundër