“Na iku jeta nëpër gara”/ Sekretarja e re në PD lodhet nga “ripërtëritja”

Aktualitet

Publikuar: 16/07/2026

“Na iku jeta nëpër gara”/ Sekretarja e re në PD lodhet nga “ripërtëritja”

Në Partinë Demokratike ka edhe nga ata që janë lodhur nga “garat” e shumta që Sali Berisha po zhvillon për të “ripërtërirë” partinë. Një prej tyre është edhe Eva Metaj, e cila dje u zgjodh Sekretare për Organizatat Partnere.

Gjatë zhvillimit të votimeve në PD, Eva Metaj shkruante në Facebook: “Na iku jeta nëpër gara.”

Çudia vjen se pas çdo gare, postet kyçe të PD “ripërtërihen” me të njëjtat figura që, ndryshe nga Eva Metaj, duket se nuk lodhen e as ankohen për garat e shumta në parti.