“Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sot kaloi një projektvendim të rëndësishëm, që është miratimi në parim i marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Republikën e Polonisë. Kjo e çon në 17 numrin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Shqipëria, ndërsa së bashku me marrëveshjen që pritet të firmoset me Slloveninë, numri i marrëveshjeve me vendet e Bashkimit Europian shkon në 11.
Kjo është një politikë që është intensifikuar nga qeveria shqiptare, pasi është thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të punës dhe përfitimeve që çdo individ mund të marrë në të ardhmen, pasi ka punuar disa vite në Shqipëri dhe disa vite në një vend tjetër”, tha Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.