Ato janë kthyer në makth për deputetët e Partisë Socialiste. I ndjekin kudo brenda dhe jashtë Shqipërisë, në rrugë, qendra tregatare, makinë, restorant etj., duke i akuzuar, qëlluar me vezë, filmuar etj. Bëhet fjalë për dy revolucionaret e PD-së, Marjeta Makaj dhe Arvina Lleshi. Marjeta Makaj, e cila hiqet si aktiviste, ndonëse punon si sanitare në Strasburg, është militante e Partisë Demokratike. Ajo thirret nga përfaqësues të PD për ndonjë protestë, sulme me vezë dhe video si ajo me Taulant Ballën, besohet përmes pagesës.


(Marjeta Makaj)
Marjeta Makaj ndoqi nga pas dhe filmoi Taulant Ballën në një restorant në Strasburg, duke i kërkuar llogari se pse po pinte një birrë, ndërsa në Shqipëri protestohej. Bashkë me Ballën ishin edhe Arbjan Mazniku, Pirro Vengu dhe Evis Kushi. Policia franceze ka shoqëruar zonjën Makaj, e cila kishte marrë me vete duke e përdorur edhe djalin e saj 13-vjeçar. Policia ka fshirë videon e porositur nga PD-ja dhe ka informuar deputetët. Makaj po procedohet për disa vepra penale nga autoritetet franceze.
‘Revolucionarja’ tjetër, që ndjek nga pas deputetët e PS nëpër Tiranë është studenteja e Fakultetin të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, Arvina Lleshi, e cila mësohet është ngelëse në 5 provime. Sipas burimeve, fillimisht, Arvina Lleshi nisi studimet në SHBA, por nuk arriti të merrte asnjë provim. Lleshi vjen nga familje me lidhje me Partinë Demokratike, ndërsa është e afërt e ish kruet të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, i dënuar për vrasjet e 21 Janarit në bulevard.

Arvina sot proteston lirisht në vendin ku i afërmi i saj, në 21 janar 2011, hapi zjarr mbi protestuesit. Mësohet se Lleshi është radikalizuar në një qendër sekrete të Arlind Qorit te Pazari i Ri. Fiksimi i saj janë deputetët e PS. Disa ditë më parë, ajo iu turr dhe ndoqi nga pas Tërmet Peçin, deputet i qarkut të Gjirokastrës. Arvina Lleshi duket se nuk ka asnjë pretendim për deputetin e zonës së saj, Gjin Gjoni, i cili shfaqet në protestën e flamingove.
Disa ditë më parë, protestuesja Arvina Lleshi ka hyrë në qendrën tregtare në rrugën “Murat Toptani”, duke u zënë pritë deputetëve. Ditët e fundit, Arvina Lleshi ka gjurmuar edhe deputetë të tjerë, gjithnjë socialistë, për t’i sulmuar verbalisht.