Një shpërthim tritoli ka ndodhur gjatë natës në Krujë. Lënda plasëse ishte vendosur tek një automjet tip Fiat. Nga shpërthimi mësohet se ka vetëm dëme materiale.
Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie ku duket autori i cili pasi ka vendosur lëndën plasëse është larguar me këmbë.
Ai ka veshur rroba të errëta që të mos identifikohet nga kamerat. Sasi e tritolit ka qënë e vogël. Policia dyshon se lënda plasëse është vendosur si paralajmërim për pronarin e mjetit, Dervish Guni, i cili ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri, dhe nuk ka ka idenë pse ka ndodhur ngjarja dhe as për autorët.
Megjithatë, policia po heton një konflikt të mundshëm pronësie. Sasia e lëndës plasëse ka qenë e vogël e vendosur në pjesën e kofanos dhe dyshohet për mesazh nga autori.
/shqiptarja.com