Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do të bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor më 11 korrik

Politikë

Publikuar: 07/07/2026

Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do të bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor më 11 korrik

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh në rrjetet sociale, ku ka folur për koncertin që do të zhvillohet në Tiranë më 11 korrik.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se është ngritur një stadium i posaçëm për organizimin e koncertit, të cilin e cilëson si spektaklin më të madh muzikor që është mbajtur ndonjëherë në vend.

Sipas tij, për këtë aktivitet janë blerë nga të huajt më shumë bileta sesa për finalen e UEFA Conference League që u zhvillua në Tiranë në vitin 2022.

“Mirëmëngjes dhe me stadiumin e ngritur enkas për koncertin më të madh që ky vend ka parë ndonjëherë, për të cilin janë blerë nga të huajt më shumë bileta sesa për finalen e Conference League në Tiranë, e i cili do ta kthejë Tiranën të shtunën, më 11 korrik, në kryeqytetin botëror të spektaklit muzikor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.