Kulla në QSUT? Jep dorëheqjen drejtoresha e re Anxhela Paparizo, ministërja Sala nuk ia pranon, vendimet korruptive që i kërkojnë të firmosë, ish drejtori refuzoi

Krim & Korrupsion

Publikuar: 10/10/2025

Kulla në QSUT? Jep dorëheqjen drejtoresha e re Anxhela Paparizo, ministërja Sala nuk ia pranon, vendimet korruptive që i kërkojnë të firmosë, ish drejtori refuzoi

Në 23 shtator 2025, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala prezantoi drejtuesen e re të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Anxhela Paparizo, e cila zëvëndësoi Florenc Spahon. Pas prezantimit të Paparizos dhe drejtorit FSDKSH-së Arti Papajani, Evis Sala njoftoi stafin se do ikte dy javë me ‘pushime’, ku dyshohet se shkoi tek puna tjetër në Itali, në Qendrën e Imazherisë Diagnostike dhe Radioterapisë Onkologjike në Poliklinikën e Spitalit “Gemelli” në Romë.

Ende pa u kthyer ministërja part/time nga Roma, drejtoresha e re e QSUT, Anxhela Paparizo, pa asnjë lidhje me natyrën e detyrës së saj, firmosi dorëheqjen. Sipas burimeve pranë QSUT-së drejtoresha e re Paparizo i ka paraqitur dorëheqjen ministres Sala, e cila nga ana e saj po bën rezistencë, duke u përpjekur të bindë Paparizon të tërhiqet nga dorëheqja, të pakën për disa muaj, pasi largimi për tre javë do të ishte një goditje edhe për Edi Ramën, për besimin që Rama i ka dhënë zonjës Sala për qeverisjen e sektorit të shëndetësisë.

Sipas burimeve, Anxhela Paparizo nuk ka pranuar për të firmosur disa vendim me pasoja financiare nga pirgu i dosjeve dhe vendimeve që janë refuzuar për t’u firmosur nga paraardhësi Florenc Spaho. Drejtoresha e re ka bërë rezistencë duke refuzuar që në këmbim të postit si drejtoreshë e QSUT dhe të vijimit të karrierës të rrezikojë të përfundojë e pandehur nga SPAK, duke firmosur disa afera të dyshuara korruptive në QSUT, me përfitues disa biznesmenë/hajdutë të pasurisë publike.

Sipas burimeve, Paparizos i është kërkuar të marrë në dorëzim godinën e re të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare, punimet për të cilën dyshohet se janë bërë në devijim të kontratës, me cilësi më të dobët se sa parashikimet në kontratë dhe me punime fiktive.

Gjithashtu, Anxhela Paparizo duhet të marrë në dorëzim godinën e Psikiatrisë Infantile, një tjetër dosje që mund të administrohet nga SPAK.

Anxhela Paparizo, ashtu si paraardhësi i saj që u shkarkua, e ka parë me dyshim dhe me risk të madh pasojash, projektin për binjakëzimin e QSUT-së me Spitalin Amerikan, kamufluar me disa izraelitë, pas të cilëve si gjithnjë qëndron i njëjti ‘usta’ që ka kapur shëndetësinë. Pas binjakëzimit synohet dhënia me koncension e QSUT, e cila po degradohet qëllimisht.

Drejtoresha e re e QSUT Anxhela Paparizo duhet të firmosë një sërë shkresash për t’i krijuar terrenin oligarkut Pëllumb Salillari për ndërtimin e një hoteli në QSUT me paratë publike. Tenderi është finalizuar që në fund të vitit të kaluar nga Dritan Agolli i FSHZH. Projekti përbëhet nga dy ndërtese me 5 kate mbi tokë dhe 1 nëntokë, të cilat do të ndërtohen në godinat egzisuese në krahun e majtë të hyrjes kryesore të QSUT-së.

Sipas burimeve, drejtoresha e re e QSUT Anxhela Paparizo synohet të përdoret për një nga çmenduritë më të padëgjuara, por që në Tiranë mund të konsiderohet e natyrshme. Bëhet fjalë për planin për të ndërtuar disa kulla në QSUT nga çeta e oligarkëve, ku në këmbim do t’i japin spitalit disa kate.

Pas planeve për kulla, resorte dhe hotele në vend të shtëpisë së jetimëve ‘Zyber Hallulli’, Kalasë së Petrelës, Pallatit të Kongreseve, Kalasë së Ali Pashës në Butrin, ATSH, RTSH, Stadiumit “Selman Stërmasi” , Pallatit të Sportit ‘Asllan Rusi’, vilave qeveritare në Vlorë dhe Velipojë, Shtëpisë së Fëmijës në Vlorë, Shkollës së Marinës etj., QSUT-ja duket se është piketuar si një një vend ‘ideal’ për kulla.

Mbajtja e linjave të interesave korruptive me monopolin e oksigjenit dhe trajtimin e rremë të mbejteve spitalore, janë një tjetër detyrë e rëndësishme për drejtoreshën Anxhela Paparizo, përfshirë edhe ruajtjen e interesave të bizneseve në QSUT dhe rreth saj, ku pas fshihen të njëjtët ‘ujqër të vjetër’.

Misioni kryesor i drejtoreshës së QSUT Anxhela Paparizo, nga i cili varet edhe fati i çdo drejtori, është vijimi i kanalizimit të parave të tenderave në të njëjtat duar, pra ruajtja e status quo-së së kartelit të ilaçeve, ku përfshihen; Vilma Nushi, Janis Karathano, Merita Sheqi, Nadir Çausholli, Klod Allajbur, Sokol Topçiu, Lefter Lamaj, Besnik Halili, Orjada Jaho Ermal Rizaj, Skënder Lufi, Artur Kadareja, Engjëll Hoxha, Ilir Shehu, Hervin Fora, Mitro Todhe, Gentian Kreka, Albano Bego, Anastas Peçini, Plarent Gjinari, Elgert Laskaj, Hair Shametaj, Orion Struga, Robert Çina, Laida Suloti, Arben Hoxha, Kira Cami, Endrit Hido, Shani Peposhi, Gentiana Peshkatari, Ilmi Hoxha, Ilir Shehu, Izmir Shehu, Vladimir Margjeka, Agron Gjini, Tefide Aliaj, Luan Kekli etj.