Fake news-i i Sali Berishës me videon e fermerëve kosovarë, reagon ministri Salla: Përpjekje e dëshpëruar për të mashtruar opinionin publik

Aktualitet

Publikuar: 07/07/2026

Fake news-i i Sali Berishës me videon e fermerëve kosovarë, reagon ministri Salla: Përpjekje e dëshpëruar për të mashtruar opinionin publik

Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka reaguar pas videos së publikuar nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili pretendoi se fermerët kanë hedhur qumësht ndaj Ministrisë së Bujqësisë, por e vërteta rezulton shumë më ndryshe, pasi bëhet fjalë për fermerët e Koosvës. Salla ka ironizuar Berishën, teksa shkruan se postimi i Berishës është përpjekje e dëshpëruar për të mashtruar opinionin publik.

Ndërsa më tej ministri thekson se kush zgjedh manipulimin, tregon se i kanë mbaruar argumentet.

Postimi i Sallës:

Kur nuk ke çfarë t’u tregosh shqiptarëve, zgjedh të publikosh pamje që nuk janë nga Shqipëria dhe t’i paraqesësh si të ishin realiteti ynë. Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të mashtruar opinionin publik.

Fermerët shqiptarë nuk përdoren si dekor për propagandë politike. Ata janë njerëz që punojnë çdo ditë me djersë e sakrificë dhe meritojnë respekt. Ne jemi pranë tyre çdo ditë, me mbështetje financiare, investime, këshillim dhe politika që forcojnë bujqësinë shqiptare.

Kush zgjedh manipulimin, tregon se i kanë mbaruar argumentet. Ne zgjedhim punën, faktet dhe angazhimin e përditshëm për fermerët tanë. Sepse e vërteta nuk ndërtohet me video të huazuara, por me rezultate që shihen në terren.

Ministri i Bujqësisë Andis Salla ka reaguar pas videos së publikuar nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili pretendoi se fermerët kanë hedhur qumësht ndaj Ministrisë së Bujqësisë, por e vërteta rezulton shumë më ndryshe, pasi bëhet fjalë për fermerët e Koosvës.

Salla ka ironizuar Berishën, teksa shkruan se postimi i Berishës është përpjekje e dëshpëruar për të mashtruar opinionin publik.