Berisha për përplasjet në protestë: Dhunë shtazore e urdhëruar nga Rama!

Aktualitet

Publikuar: 02/07/2026

Berisha për përplasjet në protestë: Dhunë shtazore e urdhëruar nga Rama!

Kreu i selisë blu, Sali Berisha në një videomesazh, ka reaguar për trazirat gjatë ditës së sotme përpara Parlamentit.

Në reagimin e tij, ai akuzon kryeministrin Edi Rama dhe Taulant Ballën për urdhërimin e ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve, duke theksuar se ndaj tyre u përdor gaz lotsjellës, lëndë irrituese, ujë dhe forcë fizike.

“Dëshmuan se janë të aftë dhe të gatshëm, të ndërmarrin çdo krim dhe çdo akt për të mbrojtur karrigen e tyre. Me dhjetëra e dhjetëra protestues u morën forcërisht dhe me dhunë për t’u transferuar në qelitë e komisariateve.

Edhe një herë, kërkojmë lirimin e menjëhershëm, të të gjithë të ndaluarve, protestues paqësorë që po protestonin në përputhje me të drejtën e tyre kushtetuese dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. 

Dënojmë me forcën më të madhe dhunën e egër të ushtruar ndaj tyre dhe u bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë, të bashkohen, të solidarizohen, të mbështesin me të gjithë potencialet e tyre suksesin e pandalshëm të lëvizjes rinore qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi nga vitet ’90.”, shprehet PD në një deklaratë zyrtare.