Vrasja në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Kronike

Publikuar: 25/06/2026

Vrasja në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë e një konflikti mes dy vëllezërve ka humbur jetën Muhamet Rreshka, 76- vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, dy vëllezërit Muhamet Rreshka 76 vjeç, dhe Eqerem Rreshka 74 vjeç, ndodheshin në arë duke mbledhur bazë ushqimore për blegtorinë, kur mes tyre dyshohet se ka nisur një konflikt.

Sipas raportimeve, viktima kishte shkuar për të marrë dengje bari me zetor në arë, ku pasi i kishte ngarkuar, gjatë kthimit ishte takuar me vëllain e tij më të madh, shtetasin Muhamet Rreshka , autori i vrasjes.

Burimet bëjnë me dije se 76-vjeçari i kishte thënë vëllait të mos kalonte në atë rrugë, ndërsa ky i fundit e kishte shtyrë me zetor.

Pas konfliktit verbal,74-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur vëllain e tij 3-4 herë. Ndërkohë, nga burimet mësohet se autori ka shprehur pendesë pas ngjarjes. Gjithashtu, mësohet se 76-vjeçari ushtronte detyrën e kryeplakut të fshatit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në fshatin Agonas.

Pas konfliktit i plagosuri u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetë në spital.