Shkon në 188 numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Botë

Publikuar: 25/06/2026

Shkon në 188 numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188.

1520 të tjerë janë lënduar e 200 janë ende nën rrënoja, ka bërë të ditur kryeparlamentari Jorge Rodriguez.

Të paktën 3000 familje kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmetet.

Venezuela u godit të mërkurën, sipas kohës lokale atje, nga dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 shkallë të Rihterit.