Sot po mbahet në kryeqytet dita e 19-të e protestës jopartiake.
Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin ‘Skënderbej’, teksa pritet marshimi më pas në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku pritet të mbahen fjalimet.
Sot, ashtu siç edhe u lajmëruar, nisja e grumbullimit u shty për në orën 19:00 nga ora 18:00 që ka qenë ditët e kaluara.