të trafikut të kokainës, të drejtuar sipas SPAK nga Salvatore Aliu, Shpëtim Aliu, Dritan Gjika, Eldi Dizdari dhe Armando Pacani, u urdhëruan kontrolle në 23 banesa, zyra dhe shoqëri tregtare.
Hetuesit e BKH-së ushtruan kontrolle te Redi Peza, pronar i “Porto Lalzit” dhe i “Sviluppo Mare”, te biznesmeni Ardi Kollçaku, pronar i “Anchor Invest”, te Kujtim Shtufi dhe kompania “Ferro Beton” shpk.
SPAK dyshon se një pjesë e të ardhurave të përfituara nga trafiku ndërkombëtar i kokainës janë pastruar përmes investimeve në sektorin e ndërtimit, pasurive të paluajtshme dhe projekteve turistike. Hetimet po fokusohen te gjurmimi i flukseve financiare dhe lidhjet e mundshme mes kapitalit të dyshuar kriminal dhe investimeve në ekonomi./VNA.AL/