Protesta / Shkëlzeni i jep udhëzime Andi Tepelenës, të infiltruarit e PD-së tentojnë të pengojnë thirrjet ‘Berisha n’burg’, revulucioni në rrezik

Aktualitet

Publikuar: 08/06/2026

Protesta / Shkëlzeni i jep udhëzime Andi Tepelenës, të infiltruarit e PD-së tentojnë të pengojnë thirrjet ‘Berisha n’burg’, revulucioni në rrezik

Me mijëra qytetarë morën pjesë në ditën e nëntë të protestës qytetare, e nisur kundër projektit në Zvërnec, por e kthyer kundër klasës politike. Pjesëmarrja ishte masive. Protestues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe shqiptarë nga troje të tjera, iu bashkuan tubimit që nisi në Sheshin Skënderbej dhe vijoi me marshim drejt godinës së Kryeministrisë.

Mes pankartave, flamujve kombëtarë dhe thirrjeve të shumta, dominuan sloganet “Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Atdheu jemi ne”, “Poshtë kasta politike” dhe “Mos u përçani! Poshtë patronazhistët”. Protestuesit shigjetuan si qeverinë ashtu edhe opozitën, duke i cilësuar partitë politike pjesë të së njëjtës klasë politike që ka dominuar vendin gjatë 35 viteve të fundit.

Dita e nëntë e protestës me moton ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, tregoi inflitrimin e thellë të Sali Berishës, i cili ka infltruar njerëzit e tij dhe të ashtuquajtur grupin e molotovit. Madje në nisje të protestës pati një incident pasi të rinjtë e PD-së kërkuan që të mos lëshoheshin thirrje kundër Sali Berishës, ndërsa u përplasën me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Por turma e qytetarëve iu përgjigj me thirrjen: “Opozitë e shitur”.

Nga ana tjetër, Anti Tepelena, i cili menaxhon fjalimet, tashmë merr udhëzime nga Shkëlzen Berisha. Shkëlzeni i ka diktuar sot Tepelenës që të mos mbahen më fjalime, për të evituar sa më shumë zërat për opozitën e shitur dhe ‘Berisha n’burg’. Disa burime theksuar se Shkëlzeni ka kontakt të drejtëpërdrejtë me Tepelenën.

Në këtë mënyrë, organizatorët e protestës para Kryeministrisë kanë deklaruar se nuk do të ketë më fjalime të rastësishme në podiumin e ngritur, por do të flasin vetëm pesë personalitete që do të përzgjidhen nga grupi nismëtar.

Sipas tyre, këta përfaqësues do të vijnë nga fusha të ndryshme, si shkenca, arsimi dhe sektorë të tjerë të shoqërisë. Në protestë u dëgjuan Himni Kombëtar dhe kënga patriotike “Xhamadani Vija-Vija”, ndërsa pjesëmarrësit valëvitën flamuj kombëtarë dhe marshuan përgjatë bulevardit.

Ndërkohë, në shesh u vunë re edhe deputetë dhe mbështetës të PD-së. Mes tyre ishte edhe deputetja eorida Tabaku, e cila iu bashkua protestuesve në një tubim ku një nga mesazhet kryesore mbeti refuzimi i të gjithë klasës politike.

Protesta, e cila nisi si kundërshtim ndaj projektit në Zvërnec, po merr gjithnjë e më shumë karakter politik, me kërkesa që shkojnë përtej çështjes së investimit dhe fokusohen te qeverisja, korrupsioni dhe ndryshimi i elitës politike.

Tubimi i së hënës tërhoqi vëmendje edhe ndërkombëtare, duke u transmetuar drejtpërdrejt nga Reuters. Protestuesit deklaruan se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke këmbëngulur se nuk do të tërhiqen deri në dëgjimin e kërkesave të tyre.