VIDEO/ “Çohuni nga kafja”! Protestuesit marrin me radhë lokalet në ish-bllok dhe iu kërkojnë qytetarëve t’i bashkohen protestës

Aktualitet

Publikuar: 04/06/2026

VIDEO/ “Çohuni nga kafja”! Protestuesit marrin me radhë lokalet në ish-bllok dhe iu kërkojnë qytetarëve t’i bashkohen protestës

Pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshuan drejt zonës së ish-Bllokut në Tiranë, ku vijuan thirrjet e tyre kundër projektit në Zvërnec dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit.

Gjatë marshimit, të rinjtë iu afruan disa lokaleve të zonës, duke u bërë thirrje qytetarëve të linin tavolinat dhe t’i bashkoheshin protestës. “Çohuni nga kafja!”, dëgjohet të thonë ata në video.