Polici i plagosur – Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

Aktualitet

Publikuar: 04/06/2026

Polici i plagosur – Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

Ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë, efektivi i plagosur në Lozhan  Maliqit. Ai u transportua me helikopter në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në një prononcim për mediat, mjekja dha më shumë informacion për gjendjen e efektivit Edison Adri. Sipas saj Adri ka pësuar lëndim të rëndë në pjesën e qafës dhe të kokës.

Mjekja shtoi se efektivi aktualisht është i intubuar.

“Pacienti është pritur në spitalin e Korçës, është intubuar. U fut menjëherë në bllokun operator dhe po vlerësohet. Do themi më shumë për ecurinë në vijim, po bëhet maksimumi. Ka lëndime në pjesën e qafës dhe kokës”, tha mjekja.