Pas dhunës në protestën e Zvërnecit, qytetarët tubim në Tiranë

Kronike

Publikuar: 31/05/2026

Pas dhunës në protestën e Zvërnecit, qytetarët tubim në Tiranë

Pamjet nga protesta e dhunshme në Zvërnec kanë ngjallur reagime edhe në Tiranë.

Një numër i konsiderueshëm qytetarësh është mbledhur përpara Ministrisë së Brendshme për të protestuar për dhunën në Zvërnec të rojeve private të maskuara kundrejt qytetarëve dhe policisë.

Ata kërkojnë përgjigje lidhur me veprimet e policisë private kundrejt protestuesve dhe efektivëve.

Në Zvërnec, një protestues u godit dhe u tërhoq zvarrë nga policia private me maska, duke ngjallur reagime të forta. Gjithashtu, policia private e “Major Security” ka përdorur edhe spray me piper.

Për këtë, është arrestuar truproja Genard Biba, 32 vjeç, banues në Durrës, i cili shërben në kompaninë ‘Major Security’ dhe më parë ka qenë roje sigurie edhe për shumë personazhe të showbiz-it shqiptar. Biba dhe 2 punonjës të tjerë kanë dhunuar protestuesin. Ata e kanë marrë me forcë dhe e kanë tërhequr drejt vendit të rezervuar për rojet. më pas e kanë mbajtur protestuesin brenda kabinës së rojës dhe është liruar vetëm pasi kanë ndërhyrë forcat e policisë dhe e kanë nxjerrë.

/shqiptarja.com