Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur në rrethana ende të paqarta, një këmbësor në fshatin Tren, në Bashkinë Devoll.
Mësohet se i plagosuri rreth 62-vjeç, është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.