Hodhi dhera dhe inerte në Dhërmi, gjobitet dhe pezullohet aktiviteti i kompanisë “Gjikuria”

Kronike

Publikuar: 29/05/2026

Hodhi dhera dhe inerte në Dhërmi, gjobitet dhe pezullohet aktiviteti i kompanisë “Gjikuria”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar me 10 milionë lekë gjobë kompaninë “Gjikuria.”

Gjatë inspektimit në Dhërmi, u konstatua një vend depozitim mbetjesh inerte dhe dhera të dala nga gërmimet në krye të fshatit. Rezultoi se kompania kishte kryer shkelje sepse nuk ishte e pajisur me Leje Mjedisi të tipit B shtojca 5.2.


Kompanisë i është pezulluar aktiviteti deri në pajisjen me lejen përkatëse, si dhe ka detyrimin për të rehabilituar zonën ku janë kryer depozitimet e inerteve, brenda një afati të arsyeshëm.