Për analistin Ben Andoni, sot Partia Demokratike nuk ngjall dot më frymë te shqiptarët dhe nuk shihet si një alternativë. Duke bërë një panoramë të situatës politike në vend, me fokus te gara brenda PD dhe zgjedhjet e fundit për kryetarin, Andoni u ndal edhe të ndryshimet statutore që pritet të miratohen në PD.
“PD, nëse nuk kthehet te baza, nuk do të vijë në pushtet. Duhet të nisë që nga kupola, z. Berisha e humbi këtë mision. Ky organizim nuk bën krijimin e frymës. Logjika është se ky duhet të jetë mandati i fundit i tij në krye të kësaj force politike”, u shpreh ai.
Ndërsa, sa i përket situatë në partinë socialiste, ai u shpreh se gjasat janë që të përfundojë më keq se PD, por tani për tani i favorizon situata gjeostrategjike.
“Fatkeqësisht, PD sot nuk ngjall më frymë, po të kishte një prag ndryshe, më besoni që PD do të ishte më ndryshe sot. PD dhe mënyra se si artikulon një pjesë e tyre është e vjetër, dhe jo vetëm e lodhshme, por edhe shterpë. Ndërsa, PS ka një fat të madh të situatës gjeopolitike dhe kapet me integrimin”, tha Andoni.