Avokatja Alesia Balliu ka reaguar me ironi në rrjetet sociale, duke komentuar paralelisht paradën e komunitetit LGBT dhe zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.
Në postimin e saj, Balliu ironizon faktin që PD feston rizgjedhjen e Sali Berishës në krye të partisë, ndërsa komuniteti LGBT feston të drejtën e zgjedhjes dhe diversitetin.
“Demokracia në Shqipëri qenka bërë interesante: PD feston se rizgjodhi të njëjtin kryetar pas kaq vitesh, LGBT feston për të drejtën e zgjedhjes. Në fund, populli rri e pyet: ‘Kush po ndryshon më shumë këtu?’ Bir Selmani i nënës…”, shkruan ajo.
Postimi ka sjellë reagime dhe komente të shumta në rrjet, për shkak të ironisë politike dhe sociale që përcjell.