Protesta e PD/ Kryepolici Hita në terren, porosi efektivëve të ruajnë qetësinë

Aktualitet

Publikuar: 08/05/2026

Protesta e PD/ Kryepolici Hita në terren, porosi efektivëve të ruajnë qetësinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka inspektuar masat e marra për mbarëvajtjen e tubimit. Gjatë inspektimit, ai i ka kërkuar grupit të menaxhimit të shërbimeve policore të angazhuara me shërbim, të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë profesionalizëm në garantimin e rendit dhe sigurisë.

Kësaj radhe Berisha ka rikthyer si strategji ‘shëtitjet’ në kryeqytet. Por, pritet të shihet reagimi i policisë së shtetit, pasi kryepolici ka njoftuar se leja i është dhënë PD për të zhvilluar protestën vetëm në bulevard, e në rast shkeljesh ligjore, do të merren masa. Demokratët e ka konsideruar këtë deklaratë të kryepolicit si një provokim.

Reth 1500 efektivë janë mobilizuar në terren për garantimin e mbarëvajtjes së tubimit dhe ruajtjen e rendit. Vetë kryepolici Skënder Hita ka dalë në terren teksa ka porositur efektivët për të ruajtur qetësinë dhe për të treguar profesionalizëm.