Ndryshon skenari i protestës/ Mungon podiumi përpara Kryeministrisë, demokratët do të marshojnë pa fjalime

Politikë

Publikuar: 08/05/2026

Ndryshon skenari i protestës/ Mungon podiumi përpara Kryeministrisë, demokratët do të marshojnë pa fjalime

Ndryshon sërish skenari i protestës që do të mbahet nga Partia Demokratike mbrëmjen e sotme.

Burime nga PD bëjnë me dije se demokratët do të nisin menjëherë me marshimin.

Përpara Kryeministrisë mungon podiumi, duke lënë të kuptohet se kësaj radhe nuk do të ketë fjalime.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për molotovët, të cilët nuk kanë munguar në asnjë nga protestat e PD.