Dosja e AKSHI-t/ Gjykata e Lartë nxjerr nga arresti shtëpiak ish-drejtoreshën Karçanaj! I cakton masën detyrim paraqitjeje

Aktualitet

Publikuar: 07/05/2026

Dosja e AKSHI-t/ Gjykata e Lartë nxjerr nga arresti shtëpiak ish-drejtoreshën Karçanaj! I cakton masën detyrim paraqitjeje

Gjykata e Lartë ka zbutur masën e sigurisë për Mirlinda Karçanajn, nën hetim nga Spak për dosjen e abuzimeve me fondet e AKSHI-t. Nga arresti shtëpiak, Gjykata e Lartë ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Sipas Partisë Demokratike, Marinaj akuzohet nga Prokuroria e Antimafias Italiane si drejtues i një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.

PD thoshte aso kohe se: “Nga informacionet që disponohen nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Tonin Marinaj, me detyrë kryetar i Bashkisë së Malësisë së Madhe, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, në kuptim të ligjit nr. 138/2015. Kjo kërkesë bëhet në kushtet kur ekzistojnë të dhëna dhe informacione që ngrenë dyshimin e arsyeshëm se subjekti Tonin Marinaj ka kryer veprimtari të paligjshme.”