Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë një 26 vjeçar, banues në fshatin Vukpalaj.
Gjatë kontrollit në një lokal në fshatin Bajzë, i cili rezultoi të ishte në pronësi të Gabriel Popajt, policia gjeti sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë.
Në ambient u sekuestruan gjithashtu një makinetë dhe disa celularë të përdorur për lojëra fati, pije alkoolike të dyshuara të kontrabanduara, si dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme.
Nga verifikimet e kryera, rezultoi se lokali nuk ishte i regjistruar në organet kompetente dhe operonte jashtë kuadrit ligjor.