Berisha paralajmëron fushatë për diskretitimin e gazetarëve armiq që nuk mendojnë si Mul Noka

Aktualitet

Publikuar: 06/05/2026

Berisha paralajmëron fushatë për diskretitimin e gazetarëve armiq që nuk mendojnë si Mul Noka

Pas zbythjes nga sulmet ndaj Irfan Hysenbelliut, kreu i PD-së Sali Berisha ka paralajmëruar sot se do të nisë një fushatë për diskretitimin e gazetarëve dhe analistëve, të cilët Berisha i konsideron armiq dhe mafie të fjalës së lirë. Duket se në shenjestrën e sulmeve të kupolës së PD-së do të jenë në ditët në vijim të gjithë ata gazetarë dhe analistë, të cilët nuk mendojnë si Flamur Noka, simboli i ‘mençurisë’ dhe ‘nivelit intelektual’ të opozitës, por thonë të vërtetat e hidhura, duke ekspozuar sidomos pazaret e Familjes Berisha me pushtetin.

Këta janë mafiozë. Dhe këta do të diskreditohen çdo ditë nga Partia Demokratike dhe nga anëtarët e saj. Kjo i ndihmon mediat. Po pse shkojnë? Ja u japin pronarët po. Po nuk ka gazetarë që do të ulet me një njeri të dënuar për falsifikim, për çdo lloj vepre si Idajet Beqiri. 
Çdo gazetar e ka turp të ulet. Kur i thotë pronari, do ulesh me të se vetëm ky shans i duhet. Cili është gazetari që do të ulet me Kreshnik Spahiun? Të gjithë e dinë që është një hajdut me çizme. Pra, beteja jonë vazhdon. 
Beteja jonë vazhdon, se këta me korruptimin e gjuhës, me mashtrimet që bëjnë, këta kanë krijuar tek qytetarët një shkallë mosbesimi ekstrem. Këta maskojnë të vërtetat, mohojnë të vërtetat“, tha Berisha.