Dy doktorë për drejtimin e partisë, ish-deputeti i PD i “sugjeron” Salianjit zgjidhjen te Gjykata: Shko ankohu për moszbatimin e nenit Basha

Aktualitet

Publikuar: 01/05/2026

Dy doktorë për drejtimin e partisë, ish-deputeti i PD i “sugjeron” Salianjit zgjidhjen te Gjykata: Shko ankohu për moszbatimin e nenit Basha

Ish-deputeti i PD, Edmond Spaho, u sugjeron kandidatëve të përjashtuar nga gara për Kryetar të PD që t’i drejtohen gjykatës si mundësia e vetme për të vijuar betejën për largimin e Sali Berishës nga drejtimi i partisë.

Sipas ish-deputetit, Ervin Salianji dhe Alesia Balliu, dy demokratë të cilët janë përjashtuar nga strukturat e partisë, duhet të kërkojnë zgjidhje te drejtësia duke e denoncuar atë për mosrespektim të nenit “Basha”, nen i cili u miratua nga vetë Berisha dhe në të cilën thuhet qartë e zeza mbi të bardhë se kryetari i të djathtës nëse humb zgjedhjet atëhere të largohet automatikisht nga partia.

Postimi i Spahos:

Nuk i kuptoj kandidatët e vetëshpallur për kryetar të PD-së.

Të gjithë, përveç Meremës, janë përjashtuar nga gara.

Pse nuk shkojnë në gjykatë dhe të ankohen për moszbatimin e nenit Basha për dorëheqjen automatike të kryetarit kur humbet zgjedhjet?

Është e vetmja rrugë për ta, për të vazhduar betejën që pretendojnë se po bëjnë.

Çfarë kuptimi kanë platformat që publikojnë, kur ato Muli i ka hedhur në koshin e plehrave?

E kanë seriozisht, apo edhe ata janë Meremë?

Nganjëherë më duken si profesor Pilinxhi, ngjashëm me kandidaten Mereme Pilinxhi që ka gjetur Muli.