Ministri i Financave, Petrit Malaj po zhvillon këtë të enjte, 30 prill, konferencën në lidhje me performancën e treguesve për periudhën janar-mars 2026.
Në këto 3 muaj, janë plot 205.1 miliard lekë të ardhura. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, 13.3% më shumë.
“Kemi 110 milion euro më shumë të ardhura se sa kishim planifikuar. Rritja nuk ka ardhur si rezultat i rritjes së taksave apo tatimeve, por një mirëadministrimit tatimor dhe doganor”, deklaroi Malaj.
Janë disa faktorë për rritjen ekonomike, formalizimi i ekonomisë, ka një xhiro të deklaruar më të drejtë, konsumi i brendshëm që mbetet i fortë, performancë të mirë të sektorit të shërbimit dhe tregtisë”, argumentoi ministri.
Tregu i punës: 13 825 punonjës të rinj. Fashat e pagave, kemi një rritje me 25% krahasuar me marsin e vitit 2025.
Deklarata individuale e të ardhurave (DIVA)
Janë dorëzuar 164 263 deklarata, ose 25% më shumë se në vitin 2025.
77,077 përfitues nga skema për fëmijët nën 18 vjeç.
1.4 miliard lekë është shuma totale e gjeneruar nga sistemi për rimbursim për individët me tepricë kreditore.
Vetëm 670.2 milionë lekë janë kërkuar deri tani për t’u tërhequr si rimbursim monetar.
Në korrik do të realizohet kompensimi i TVSH-së në bujqësi.
5 642, numri i fermerëve në transaksione me blerësit me TVSH, 20% më shumë krahasuar me 2025-ën
448, numri i blerësve me TVSH në transaksione me fermerët, 16.1% më shumë krahasuar me 2025-ën
113 470 është numri i fermerëve me NIPT
Rreth 400 milionë lekë, shuma potenciale për kompensim për 3 muajt e parë të këtij viti.
“Jemi duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën, edhe si do të reagojë tregu për rritjen e çmimeve, me rekomandimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që sugjerojnë që qeveria duhet të fokusohet te grupet vulnerabël sa herë marrim masa apo ndërhyjmë në treg”, deklaroi Malaj kur u pyet lidhur me rritjen e shpejtë të çmimeve të karburanteve dhe jo vetëm.