DETAJE – Vrasja e Elton Javorit: Arrestohet autori 38-vjeçar pas dy vitesh kërkimesh

Kronike

Publikuar: 20/04/2026

DETAJE – Vrasja e Elton Javorit: Arrestohet autori 38-vjeçar pas dy vitesh kërkimesh

Pas më shumë se 2 vitesh, policia ka vënë në pranga një 38 vjeçar të akuzuar për vrasjen e Elton Javorit, ngjarje e ndodhur më 7 dhjetor të vitit 2023 në lagjen “16 Prilli” në Fier.

Siç njoftojnë blutë, ndaj shtetasit A.G., rëndon edhe një tjetër vepër penale, ajo e “Mbajtjes pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

38-vjeçari dyshohet se, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin K. G. (aktualisht në paraburgim në ambientet e IEVP Fier), pas një konflikti për motive të dobëta, qëlluan me armë zjarri në drejtim të makinës që drejtohej nga Javori. Ky i fundit, 41 vjeç, humbi jetën në vendin e ngjarjes.