Vrau vajzën 22-vjeçare, Libani refuzon ekstradimin e palestinezit Fadi Alwan në Shqipëri

Kronike

Publikuar: 13/04/2026

Vrau vajzën 22-vjeçare, Libani refuzon ekstradimin e palestinezit Fadi Alwan në Shqipëri

Libani refuzon të ekstradojë në Shqipëri Fadi Alwan, palestinezin që akuzohet për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwai, 22 vjeç, ngjarje e ndodhur shkurt 2025 në Tiranë.

49-vjeçari u arrestua në Liban më 23 prill 2025.

Përmes një shkrese të datës 18.09.2025, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka informuar se Republika e Libanit ka refuzuar ekstradimin në Shqipëri të 49-vjeçarit Alwai.

Për shkak se nuk mund të ekzekutohet masa “arrest në burg” e drejtësisë shqiptare, gjykata e Tiranës ka deklaruar ikjen. Fadi Alwan e vrau vajzën e tij në një shtëpi të marrë me qira dhe u largua nga vendi. Trupi i pajetë i 22-vjeçares u gjet disa ditë më vonë nga qiradhënësja.