Bardhi debat me Peleshin: Ndiq shembullin e Spiropalit, dil njëherë nga rreshti

Politikë

Publikuar: 09/04/2026

Bardhi debat me Peleshin: Ndiq shembullin e Spiropalit, dil njëherë nga rreshti

Mazhoranca rrëzoi gjatë seancës së sotme kërkesën për procedurë të përshpejtuar të projektligjit të PD për uljen e çmimit të naftës.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se opozita nuk po trajtohet nga mazhoranca si kundërshtar politike por me urrejtje, ndërsa i dha edhe një mesazh kryeparlamentarit Niko Peleshi.

“Opozitën e trajtoni me urrejtjen më të madhe! Një datë të kërkojmë ne, ju votoni kundër! Luani rolin tuaj si mbi palët, si moderator i debatit dhe s’bëni gabim që një herë të vetme në 6 muaj t’i kërkosh kolegëve ta mbështesë kërkesën e opozitës ose të paktën ndiq modelin e Lindita Nikollës dhe Elisa Spiropalit, dil njëherë nga rreshti se s’të gjen gjë! Një datë po kërkojmë!”, tha Bardhi.