Skënder Hita u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Oliger Torba komandohet në krye të Policisë së Fierit

Aktualitet

Publikuar: 02/04/2026

Skënder Hita u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Oliger Torba komandohet në krye të Policisë së Fierit

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger Torba.

Ky i fundit është komanduar në drejtimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, deri në emërimin e drejtuesit të ri.

Oliger Torba ka mbajtur më parë detyrën e nëndrejtorit të Policisë Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Fier.