Nga Myslim Murrizi
Jam “shqetësuar shumë” që sot nuk pashë ndonjë deklaratë që “dënon” postimet e mia në FB.
Ky në foto është Robert Gajda, me detyrë komisioner për mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë nga diskriminimi.
Prej 10 vitesh, prej të cilave 7 vjet me mandat dhe prej 3 vitesh me mandat të përfunduar, paguhet 40 mijë euro në vit nga taksat e shqiptarëve për të mbrojtur shqiptarët nga çdo diskriminim.
Në 10 vite këtë surrat e kam parë publikisht vetëm në 2 deklarata gjithsej dhe në dy herë ka reaguar ndaj qëndrimeve të mia.
Një herë në qershor 2020 për një përgjigje ndaj një komentuesi në FB, bashkë me ish-Avokaten e Popullit Erinda Ballanca, që nga maji i vitit 2017 deri në dhjetor 2025 nuk ia ndjeu fare për popullin.
Dhe dje, datë 26 mars 2026, prapë ndaj një postimi tim për veshjen allafranga si për disko në zyrë të shtetit të zonjushë Mirela Bogdani, kryetare e KLP, në mbështetje të deklaratave të shoqatave për mbrojtjen e barazisë gjinore, transgjinore, transvestite, hermafrodite, LGBTQ-iste e marksiste-sorroiste.
Dhe në deklaratën e djeshme ky Rober Gerrneta (Gajda) kishte thënë se Murrizi është person publik me ndikim në opinionin publik.
Unë jam një qytetar si 5 milionë qytetarët e tjerë shqiptarë, ooo Robert Gerrneta, dhe nuk kam asnjë funksion publik, politik, shtetëror apo administrativ prej 9 shtatorit të vitit 2021, dhe nuk paguhem nga taksat e shqiptarëve, por paguaj taksa si çdo shqiptar që të marrë 50 mijë euro në vit rrogë zj. Mirela Bogdani dhe 40 mijë euro në vit rrogë surrati yt, bile 3 vjet me mandat të përfunduar, që duhet t’ua kthesh paratë mbrapsht shqiptarëve se i ke “vjedhur”.
Nuk e di se sa ndikim kam në opinionin publik, sepse nuk shkruaj për like apo për shikime e klikime, por shkruaj dhe shpreh mendimin tim si një qytetar i lirë e jo si zagar me pagesë apo të leh me urdhër e me porosi siç bën ti apo të tjerë si soji yt parazit.
Po si nuk bëre një deklaratë të vetme në 10 vite që je paguar 400 mijë euro nga taksat e shqiptarëve për diskriminimin që u bën qeveria shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare, mor Bert Gajda Gerrneta apo Daullja?
Po bëj një deklaratë për qytetarët e Rrjollit që po i diskriminon pushteti në mënyrën më poshtëruese duke u grabitur tokat.
Bëj një deklaratë për atë zonjën që u diskriminua deri në degjenerim apo përdhunim nga ai fëlliqësira i KLP Olger Eminaj.
Bëj një deklaratë për diskriminimin që u bën Rama gazetarëve të ndryshëm që nuk i lepihen atij.
Bëj një deklaratë për diskriminimin që po u bën qeveria shqiptarëve çdo ditë e në çdo sektor të jetës.
Pastaj dil e bëj deklaratë për të mbrojtur LGBTQ dhe transgjinorët apo çingiet allafranga që e mendojnë zyrën e shtetit si sallon mode dhe postojnë në profilet e tyre foto që do t’i kishte zili kinematografia rozë.
Dhe e fundit fare, mor Rober Gerrneta, që dua të të them është se a e di ti që mua as ma ndjen fare e as më plas fare se çfarë deklaratash bën ti dhe soj e sorollop i sojit tënd parazit e bubrrec që vegjeton nëpër zyra me lepirje dhe paguhet nga taksat e shqiptarëve pa e ditur askush e madje as ju vetë se çfarë pune bëni.
Tani lajmëro edhe komisionerë të tjerë e shoqata si motra me shoqatën transgjinore që t’i bien Gajdes, Daulles dhe Gerrnetës sa të munden, se mua nuk më dridhet fare gerrneta ime, o Bert Gajdja.



