Ndarja nga jeta e gazetarit Namir Lapardhaja, homazhe të mërkurën në Pallatin e Kulturës në Berat

Aktualitet

Publikuar: 24/03/2026

Ndarja nga jeta e gazetarit Namir Lapardhaja, homazhe të mërkurën në Pallatin e Kulturës në Berat

Gazetari dhe publicisti Namir Lapardhaja do të përcillet drejt banesës së fundit ditën e mërkurë, më 25 mars 2026.

Homazhet në nderim të tij do të mbahen në Pallatin e Kulturës në Berat, nga ora 11:00 deri në 13:00, ku familjarë, miq dhe kolegë pritet t’i japin lamtumirën e fundit.

Familjarët njoftojnë se ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 13:00, në varrezat e Burdulliasit në Berat.

Sipas njoftimit, namazi i xhenazes do të falet në Xhaminë Mbret.

Familjarët njoftojnë se ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 13:00, në varrezat e Burdulliasit në Berat.

Sipas njoftimit, namazi i xhenazes do të falet në Xhaminë Mbret.

Lapardhaja u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas familjen, miqtë dhe kolegët e tij.