59-vjeçarja tenton vetëmbytjen në lumin Buna, nxirret në gjendje të rëndë nga uji

Aktualitet

Publikuar: 22/03/2026

59-vjeçarja tenton vetëmbytjen në lumin Buna, nxirret në gjendje të rëndë nga uji

Një 59-vjeçare është shpëtuar pasi tentoi të vetëmbytej në ujërat e lumit Buna.

Në njoftimin e policisë thuhet se rreth orës 09:30, është marrë njoftim se një shtetase është hedhur në ujërat e lumit Buna.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, duke bërë të mundur nxjerrjen e 59-vjeçares nga ujërat e lumit Buna, në gjendje të rëndë, por me shenja jete, si dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Shtetasja V. T., 59 vjeçe, është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.