Dasmë mbretërore, Princ Leka martohet me Blerta Celibashin

Aktualitet

Publikuar: 15/03/2026

Dasmë mbretërore, Princ Leka martohet me Blerta Celibashin

Princ Leka II është martuar me Blerta Celibashin. Princi i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni private, duke hapur një kapitull të ri në jetën e tij personale rreth dy vite pas ndarjes nga aktorja Elia Zaharia.

Lajmi u bë publik nga Oborri Mbretëror Shqiptar, ndërsa bashkë me të u publikua edhe fotografia zyrtare e çiftit. Fotoja është realizuar në Kështjellën Apponyi në Sllovaki, një vend i zgjedhur për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës Geraldinë dhe origjinën e saj hungareze.

Princ Leka, 43 vjeç, dhe Blerta Celibashi, 27 vjeç, e bënë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë. Çifti shpalli fejesën në tetor të vitit të kaluar dhe e festoi në mënyrë private në Ksamil.

Blerta është fotografe dhe merret kryesisht me fotografi dasmash. Ndërkohë çifti jeton në Tiranë dhe gjatë muajve të fundit ka qenë i angazhuar me përgatitjet për martesën.

Në një intervistë të mëparshme për mediat, Princ Leka ishte shprehur se ai dhe Blerta ishin shumë të lumtur dhe po punonin për organizimin e ceremonisë.

Princi ka një vajzë nga martesa e parë, princesha Geraldinë, e lindur në vitin 2020 dhe e pagëzuar me emrin e Mbretëreshës Geraldinë të Shqipërisë

Në intervistat e tyre të para si çift, Leka dhe Blerta kanë treguar se lidhja e tyre është ndërtuar mbi zgjedhjen për të qenë bashkë çdo ditë dhe mbi vlerësimin e gjërave të vogla të jetës, si një darkë e qetë në shtëpi apo një shëtitje së bashku.