Vila e Elvi Fundos në Palasë dhe një video duke shqyer zarfe me para në zyrë. Del edhe në dosjen e SPAK për tenderat e rrugëve

Kryesore

Publikuar: 14/03/2026

Vila e Elvi Fundos në Palasë dhe një video duke shqyer zarfe me para në zyrë. Del edhe në dosjen e SPAK për tenderat e rrugëve

Gazetaria nuk shpie në pasuri, mund të shpjerë në mirëqenie, ju lutem! Unë nuk ankohem aspak, kam aq sa më duhet për të rrojtur mirë. Ama, gazetari i pasur është një gazetar që qelbet, ngase e ka përdorur zanatin për të arritur të tjera objektiva“. Ky postulat i Indro Montanelli-t, gazetarit me autoritet të padiskutueshëm në Evropë, duhet të ishte një nga devizat e SPAK-ut, në misionin e tij për të goditur dy piramidat e krimit dhe korrupsionit që tërheqin pas Shqipërinë.

Të paktën 20 gazetarë ose të ashtuquajtur gazetarë, ‘investigues’ dhe anlistë që kapërdisen nëpër studio televizive duke dhënë leksione se si duhet të luftuar korrupsioni, posedojnë vila me vlerë nga 500 deri në 3 milionë euro në Palasë, në Gjirin e Lalzit dhe Rolling Hills, pra në zonat ku miksohen dhe ‘shkëlqen’ krimi dhe korrupsioni, trafiqet dhe pastrimi i parave, gjobëvënia dhe pazaret me pasuritë publike. Të ardhurat e ligjshme të deklaruara nuk mjaftojnë për të mbuluar as koston e mirëmbajtjes së një vile të tillë.

Teksa 95 % të gazetarëve në Shqipëri posedojnë një banesë me kredi nëpër periferitë e Tiranës ose janë me qira, kryesisht në Astir, një skotë e vogël gazetarësh dhe analistësh e kanë prostituar misionin, duke u kthyer në nukël mes klaneve të pushtetit, bythëlëpirsa oligarkësh dhe ministrash të korruptuar, kodoshë dhe sekserë me vila mes figurave të krimit dhe korrupsionit, me makina luksoze, aksione të kamufluara dhe pushime të shtrenjta, duke shijuar privilegjet e “miqësisë” me pushtetin apo klane të tij.

Gazetarët që qëndrojnë dhe raportojnë para SPAK-ut jetojnë me kredi apo qira në periferi të Tiranës, ndërsa ‘gazetarët’ që flasin në emër të SPAK-ut, që e shajnë apo i japin mend, kanë vila të pajustifikuara në Palasë, në Gjirin e Lalzit, Rrolling Hills dhe Kodrën e Diellit në emrin e tyre apo në emrin e biznesmenëve të korruptuar që u ‘fërkojnë kokën’ me ‘investigime’.

Për t’i ‘justifikuar’ kanë bërë përpjekje si deklarim në kontrata nën vlerën e tregut, hua dhe kredi fiktive, shkëmbim pasurie, faturime fiktive, kamuflim në emra të tjerë dhe manovra të tjera, por ata mbajnë erë korrupsion. Disa prej tyre, të cilët kanë ardhur pa brekë në Tiranë, kanë lëvzur si bal nëpër oborret e partive politike dhe gazetat e tyre, mburren për miqësitë me oligarkët dhe se paguhen nga ata, duke e konsideruar si arritje të madhe blerjen nga një biznesmen që përlan para dhe pasuri publike vetëm sepse i lëpihet Edi Ramës.

Disa të tjerë, që po i afrohen moshës së rrezikut nga prostata, po i shpenzojnë paratë e prostitucionit me profesionin për tendosje balli dhe mollëzash me botoks, shkurtim veshësh dhe hunde, lyrje flokësh etj. 

Kjo skotë jo vetëm ka bërë pis gazetarinë, por i ka krijuar një alibi politikanëve të korruptuar dhe figurave të krimit që t’a trajtojnë median si aleate dhe të ngjashme me ta.

Nëse ka një simbol të këtij llum gazetarie, ai është pa dyshim Elvi Fundo allias Vesho Mallisti, gjobaxhiu më epik në Shqipëri, themeluesi dhe koka e gjobëvënies me portale në Shqipëri, miu dhjaks që lëviz sa në bodrumet e pushtetit, oligarkisë dhe krimit pa e zbuluar fytyrën nga frika, gjiriz i pastrimit të parave të gjobave me vila në Gjirin e Lalzit dhe Palasë, shantazhit, bythëlëpirjes, pazareve dhe përdorimit të lëndëve narkotike pa kriter.

(Vila e Elvi Fundos në Green Coastdhe makina luksoze)

Spiun në tre breza, me vilë 2 milionë euro në Palasë me para gjobash dhe biznese të kamufluara fotovoltaike, Elvi Fundi del edhe në komunikimet mes zv/kryeministres Belinda Balluku dhe ish kreut të ARRSH-së Elvis Berberi, duke shantazhuar me porosi zyrtarë publikë dhe pronarë mediash. Gjatë kohës kur mutacioni mediatiko-politik Elvi Fundo bënte lajme me porosi të segmenteve qeveritare, administratori i tij, Xhovani Shyti shqyente zarfe me euro në zyrat e portalit periferik CNA dhe të televizionit mediokër dhomë e kuzhinë. 

(Administratori i Elvi Fundos duket ndarë zarfe me para në zyrë)

Sagën me bëmat tij gjobëvënëse do t’a trajtojmë në një shkrim tjetër, që nga shkurtimi dhe palosja e veshëve me para gjobash, gjobat që ka vendosur kur ishte këshilltar i Ridvan Bodes në Ministrinë e Financave, si i vuri gjobë një prifti që kishte rritur në prehër, si vuri gjobë 50 mijë euro një botuesi, gjobat ndaj funksionarëve publikë, biznesmenëve, disa kompanive etj. 

Evidenca, dokumente, video, audio, foto dhe dëshmi të shumta e vizatojnë Elvi Fundon gjobëvënësin më të madh në Shqipëri. Vila në Palasë, makina luksoze, shpenzimet në Gjermani, karteli i kompanive që kamuflojnë flukse parash dhe emri i tij nëpër dosjet e SPAK-ut janë vetëm disa nga reflektimet e mallistit të gjobave.