Foto/ Skandali në ambasadën shqiptare në Berlin, ky është rusi që punësoi Aida Sakiqi

Kryesore

Publikuar: 10/03/2026

Foto/ Skandali në ambasadën shqiptare në Berlin, ky është rusi që punësoi Aida Sakiqi

Policia gjyqësore po verifikon dy muaj regjistrime në ambasadë dhe lëvizjet e ambasadores shqiptare me këshilltarin e saj rus…

Më 24 shkurt, “Pamfleti” denoncoi një skandal të rëndë në diplomaci, pasi Aida Sakiqi, ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, mësohet se është vënë nën hetim nga Prokuroria për abuzime me detyrën.

Gjatë hetimit është konstatuar se janë shkelur rregullat e sigurisë kombëtare në emërimin e stafit, duke punësuar persona me shtetësi ruse, bullgare dhe holandeze. Më herët është dashur ndërhyrja e SHISH-it (Shërbimit Informativ Shtetëror) dhe e shërbimit sekret gjerman për largimin e një shtetasi rus të emëruar nga ambasadorja shqiptare.

Ndërkohë portali “Alfapress” ka publikuar foton e rusit, i cili ka qenë këshilltar i ambasadores. Sipas portalit, prokuroria ka sekuestruar regjistrimet nga kamerat në ambasadën shqiptare në Berlin. Aktualisht, serveri ndodhet në zyrën e oficerit të policisë, Ismen Muçmata. Policia gjyqësore po verifikon dy muaj regjistrime në ambasadë dhe lëvizjet e ambasadores shqiptare me këshilltarin e saj rus. 

Sipas burimeve të “Pamfletit”, hetimi ka nisur nga denoncimi i bërë nga disa qytetarë që jetojnë në Gjermani, por edhe nga zyrtarë të rëndësishëm të shtetit gjerman, ndërkaq burimet thonë se ka pasur kallzime edhe nga punonjës të ambasadës.

Ambasadorja po hetohet për tre vepra penale: “Shpërdorimi i detyrës” – Neni 248, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare” – Neni 186 dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” – Neni 245.

Ndërkohë, emërimi i ambasadores Aida Sakiqi erdhi pas shkarkimit të ambasadorit Artur Kuko, i shkaktuar nga një incident me Presidentin Bajram Begaj.

Emërimi i Aida Sakiqit në ambasadën më të rëndësishme në Evropë mësohet se pati si shtysë dhe një marrëdhënie të afërt që ajo ka me gruan e Edi Ramës, Lindën.

Marrëdhënie që është ngjizur më shumë gjatë kohës që vajza e gruas së kryeministrit studionte në Holandë dhe Sakiqi ishte ambasadore në Hagë.

/Pamfleti