EMRI/ Futi gabimisht numrin e policit në grupin e drogës, dënohet me burg shqiptari në Angli

Kronike

Publikuar: 09/03/2026

EMRI/ Futi gabimisht numrin e policit në grupin e drogës, dënohet me burg shqiptari në Angli

Një shqiptar i identifikuar si, Urim Pomari, është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg në Angli, pas një gabimi që bëri vetëm dy javë pas lirimit nga burgu.

Pomari sapo kishte dalë nga paraburgimi ku ishte futur për trafik narkotikësh dhe tentoi të rifillonte aktivitetin e shitjes së kokainës, por dërgoi gabimisht një mesazh që e çoi përsëri pas hekurave.

Sipas mediave britanike, ai dërgoi një mesazh në një grup WhatsApp për shitjen e dozave të kokainës, duke përdorur edhe emoji-n e dëborës si kod për drogën. Por gabimi fatal ishte përfshirja e numrit të telefonit të oficerit të shërbimit të provës, tek i cili duhej të paraqitej çdo javë.

Pas njoftimit nga oficerët, policia bastisi shtëpinë e Pomarit në Ipswich, ku sekuestruan kokainë, peshore dhe 1,255 paund para cash.

Gjyqtarja Nicola Talbot-Hadley kritikoi të riun shqiptar, duke thënë se ai “nuk është një kriminel i sofistikuar” dhe duke e quajtur “veçanërisht budallallëk” vendimin për të përfshirë numrin e oficerit të tij në mesazh. Në fund, Pomari u dënua me burg për veprimet e tij.