Lufta/ Ushtria izraelite valë të re sulmesh në Iran: Po godasim objektivat ushtarake në të gjithë vendin! Shpërthim në ambasadën amerikane në Oslo

Botë

Publikuar: 08/03/2026

Lufta/ Ushtria izraelite valë të re sulmesh në Iran: Po godasim objektivat ushtarake në të gjithë vendin! Shpërthim në ambasadën amerikane në Oslo

Ushtria izraelite ka nisur sulme kundër vendeve ushtarake në të gjithë Iranin në ditën e nëntë të luftës. IDF kreu bombardime të reja në periferitë jugore të Bejrutit, bastion i Hezbollahut , kundër infrastrukturës së grupit, duke vrarë katër persona.

“IDF ka nisur një valë sulmesh që synojnë infrastrukturën ushtarake të regjimit terrorist iranian në të gjithë Iranin”, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në një deklaratë.

Nga ana tjetër Kuvajti është përballur me një sulm të ri me raketa dhe dronë iranianë, pas një sulmi që goditi një depo karburanti në aeroportin ndërkombëtar të Emirateve.

 “Mbrojtja ajrore e Kuvajtit aktualisht po i përgjigjet sulmeve armiqësore me raketa dhe dronë”, shkroi ushtria në X.

 Ndërkohë një shpërthim i fuqishëm u regjistrua pranë Ambasadës Amerikane në Oslo, Norvegji.

Policia norvegjeze deklaroi se nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin ose kush ishte pas tij.

“Jemi në kontakt me ambasadën dhe nuk ka raportime për të lënduar”, shtoi policia.