Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

Kronike

Publikuar: 05/03/2026

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në rrugë pranë një ambienti servisi, dyshohet se shtetasi Ivzin Gucia ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Genc Hoxha, 45 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, 45-vjeçari ka marrë dëmtime në këmbë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore. Burime policore bëjnë me dije se ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.