Foto/ U përplasën me kamionin, këta janë dy të rinjtë shqiptarë që humbën jetën në Itali

Aktualitet

Publikuar: 03/03/2026

Foto/ U përplasën me kamionin, këta janë dy të rinjtë shqiptarë që humbën jetën në Itali

Perosnat që shikoni në foton e mësipërme janë,Fidan Peci, 27 vjeç, dhe Ardian Avdyli, 21 vjeç, dy të rinjtë shqiptarë që humbën tragjikisht pas një aksidenti në Itali të premten.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 shkurt, ku sipas raportimeve të mediave italiane, automjeti me të cilin po udhëtonin dy të rinjtë u përplas me një kamion që transportonte mallra, në një segment rrugor pranë kufirit me Slloveninë. Përplasja ka qenë e fortë dhe fatale, ndërsa makina ka përfunduar nën rimorkion e mjetit të rëndë.

Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por për shkak të dëmtimeve të rënda, dy të rinjtë nuk arritën të mbijetonin. Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.