Dy automjete janë përfshirë nga flakët pak pas mesante, në zonën e Skelës, në Vlorë.
Sipas raportimeve, dyshohet se fillimisht i është vënë flaka një automjeti tip “Benz” me targa AB 550 LV, ndërsa më pas zjarri është përhapur edhe te një automjet tjetër tip “BMW” me targa AB 652 UI.
Sic mund të shihet dhe në videon e mëposhtme zjarri ka qënë i përmasave të mëdha, ndërsa ka shkaktuar panik te banorët e zonës. Këta të fundit kanë njoftuar forcat zjarrfikëse të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Policia ka nisur verifikimin e kamerave të sigurisë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin apo autorët e mundshëm.