Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të premte në kryeqytet.Një djalë dyshohet se është vetëhedhur nga Ura e Babrrroit, në zonën e Unazës së Madhe, duke humbur jetën në vend.
I riu ka rënë nga lartësia e urës dhe për pasojë ka ndërruar jetë menjëherë.
Deri në këto momente nuk bëhet i ditur identiteti, mosha apo rrethanat që mund ta kenë çuar drejt këtij akti fatal.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe forcat e Policia e Shtetit, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Pritet një reagim zyrtar nga autoritetet për të dhënë më shumë detaje mbi këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur zonën.