Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë fjalës së tij në takimin e parë të Bordit të Paqes, komentoi edhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar rolin e tij në procesin e dialogut mes dy vendeve.
“Zgjidha konfliktin mes Kosovës e Serbisë”, u shpreh Trump, ndërsa iu drejtua drejtpërdrejt presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke shtuar me tone të drejtpërdrejta: “Nëse nuk shkoni mirë më merrni në telefon do ta zgjidhim”.
Presidenti amerikan theksoi se gjatë mandatit të tij është bërë “punë e jashtëzakonshme” në raport me dialogun mes Kosova dhe Serbia, duke lënë të kuptohet se ndërhyrja e SHBA-së ka qenë vendimtare në avancimin e marrëveshjeve.