“Po na marrin tokat”/ Nuk lejuan punonjësit e “Gener 2” të nisnin punën, shoqërohen në Polici 6 banorë të Rrjollit, mes tyre një vajzë

Aktualitet

Publikuar: 18/02/2026

“Po na marrin tokat”/ Nuk lejuan punonjësit e “Gener 2” të nisnin punën, shoqërohen në Polici 6 banorë të Rrjollit, mes tyre një vajzë

Banorët e Rrjollit në Velipojë sot i kanë bërë pritë që herët në mëngjes punonjësve të kompanisë “Gener 2” të Bashkim Ulajt, duke i bllokuar rrugën makinerive.

Ulaj po ndërton në Rrjoll një resort luksoz ndërsa banorët prej ditësh protestojnë e përplasen me policinë me pretendimin se Bashkim Ulaj u ka grabitur pronën.

Efektivët e policisë kanë mbërritur menjëherë në zonën e Rrjollit rreth orës 08:30 duke bërë të mundur spostimin e banorëve dhe hapjen e rrugës për makineritë.

Policia ka shoqëruar në komisariat dhe 6 persona, për shkak të rezistencës që ata kanë bërë. Mes tyre është dhe një grua, Luçiana Kokaj, e cila në çdo protestë ka ngritur zërin për të drejtat e banorëve të zonës.

/vox news