Aksidenti me vdekje në askin Thumanë–Kashar, arrestohet 23-vjeçari

Kronike

Publikuar: 18/02/2026

Aksidenti me vdekje në askin Thumanë–Kashar, arrestohet 23-vjeçari

Policia ka arrestuar një 22-vjeçar në lidhje me aksidentin në autostradën Thumanë–Kashar, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një 48-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhi më në orët e para të ditës së sotme (18 shkurt 2026), rreth orës 01:20.

Sipas njoftimit zyrtar, automjeti i drejtuar nga shtetasi I. I., 22 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi I. L., 48 vjeç. Si pasojë e përplasjes, 48-vjeçari ka ndërruar jetë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin I. I., 22 vjeç, pasi më datë 18.02.2026, rreth orës 01:20, në autostradën “Thumanë-Kashar”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. L., 48 vjeç dhe si pasojë ka humbur jetën 48-vjeçari.”, njofton policia.