Deputeti i partisë së Agron Shehajt, Erald Kapri, i njohur si deputeti i ‘AKSH-it’, ka deliruar nga Brukseli duke bërë deklarata qesharake, pa asnjë lidhje me faktet historike. Teksa ndodhej në Parlamentin Europian, Kapri ka deklaruar se Llazar (Zai) Fundo, i pushkatuar nga komunistët si spiun i fashistëve, ka themeluar Bashkimin Evropian.
Deklarata nuk është artikuluar nga deputetë të tipit ‘Kërpërata’ dhe ‘Zegjine’, por nga një ligjvënës që mbahet edhe si historian, përpos si gazetar dhe politikan. Zai Fundo ishte një nga themeluesit e Partisë Komuniste. Pasi brodhi nga Moska në Evropë, ndërsa shkruante me pseudonim, u kthye në Shqipëri, ku u pushkatua nga shokët e partisë si spiun dhe renegat në shtator 1944.
Ndërkaq, hapat e para për themelimin e Bashkimit Evropian kanë nisur në vitin 1952 me themelimin e komunitetit të parë të madh ekonomik mbikombëtar evropian. Bashkimi Evropian u finalizua në vitin 1992 me Traktatin e Mastrihtit. Ndryshe nga realiteti historik, deputeti Kapri thotë se BE-në e ka themeluar Llazar Fundo, qëndrim që reflekton zell për servilosje, mediokritet dhe sharlatanizëm.
“Këtu në Parlamentin Europian, në godinën e Spinellit. Një nga ideatorët e Bashkimit Europian. Altiero Spinelli ndodhej në vitet ’40 në burgun e Ventoternes në Itali, i internuar nga fashistët. Aty u njoh edhe me shumë intelektualë shqiptarë. Mes tyre ishte edhe Llazar Fundo, të cilin Spinelli e kujton me mjaft dashamirësi në kujtimet e veta. Së bashku ata diskutuan, krijuan, themeluan dhe hodhën idenë për Europën e së ardhmes, e cila do të ishte një Europë e bashkuar, një Europë demokratike dhe që më vonë lindi Bashkimi Europian. Kështu që edhe shqiptarët, veçanërish intelektualët tanë si Llazar Fundo kanë një kontribut thelbësor, në atë që njihet sot si projekti më i madh i Europës: Bashkimi Europian”, shprehet Kapri.
Ndërkaq, pseudogazetari gjobaxhi Elvi Fundo allias Vesho Mallisti, i cili ka gënjyer duke thënë se Zai Fundo ishte gjyshi i tij, dyshohet se ka shantazhuar Niko Peleshin dhe Sitoraq Filon për t’i ngritur një bust Zai Fundos në Korçë. Fundo ka sulmuar për vite me radhë Niko Peleshin përmes portalit të tij CNA, ndërsa prej dy vitesh nga sulmi ka kaluar në lëpirje prapanice.
Zai Fundo është pushkatuar si spiun në vitin 1944. Ndërkaq, babai i Vesho Mallistit, Emin Fundo ka lindur në vitin 1946. Gjyshi i Vesho Mallistit figuron me emrin Nikolla. Emin Fundo, babai i Veshos, rezulton se është rekrutuar si spiun i ish Sigurimit të Shtetit në vitin 1979 me psudonimin ‘Voltmetri’.

Vetë Elvi Fundo ka nxjerrë një dokument të vitit 1981, ku dosja e babait të tij si spiun mbyllet pasi nuk donte të punonte më për Sigurimin e Shtetit. Me sa duket është dekonspiruar.

Gjithsesi, tradita e spiunimit është ruajtur nga Elvi Fundo, i cili spiunoi menjëherë tek Altin Dumani burimin e lajmit, njëherësh shokun e tij, Zambak Gjoni. Punë spiunësh me kronikan deputetin historian Erald Kapri!
VIDEO