Gjysmë ton kokainë në Zvicër, tre shqiptarë dënohen me nga 15 vite burg

Aktualitet

Publikuar: 12/02/2026

Gjysmë ton kokainë në Zvicër, tre shqiptarë dënohen me nga 15 vite burg

Gjykata Penale e Kantonit Basel-Landschaft, me seli në Muttenz, ka dënuar tre shtetas shqiptarë me nga 15 vite burg secilin, pasi u shpallën fajtorë për përfshirje në trafikimin e një sasie të madhe kokaine.

Sipas vendimit të shpallur këtë të enjte, të pandehurit – të moshave 31, 32 dhe 34 vjeç – kishin tentuar në pranverën e vitit 2022 të merrnin një kontejner që përmbante rreth gjysmë ton kokainë, e fshehur në thasë me kafe.

Droga ishte transportuar drejt Zvicrës dhe, sipas aktakuzës, ata kishin ndërmarrë veprime konkrete për të siguruar posedimin dhe transportimin e saj.

Ata tentuan disa herë të gjenin kontejnerin në ambientet e kompanisë së transportit Swissterminal në Frenkendorf, por pa sukses.

Ngarkesa u zbulua më vonë në fabrikën e Nespresso-s në Romont.