FOTO-LAJM: Këto janë mjetet piroteknike dhe molotovët e përdorur në protestën e PD-së

Kronike

Publikuar: 11/02/2026

FOTO-LAJM: Këto janë mjetet piroteknike dhe molotovët e përdorur në protestën e PD-së

Një ditë pas protestës së opozitës para kryeministrisë dhe parlamentit, policia ka dalë me një njoftim zyrtar, duke njoftuar se janë arrestuar 21 persona, mes tyre edhe 7 të mitur.

Njëkohësisht policia e shteit ka bërë publike edhe mjetet piroteknike dhe molotovët që janë hedhur ndaj punonjësve të Policisë dhe godinave të institucioneve shtetërore, ku janë dëmtuar 16 punonjës policie, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.